• |
ide | kryesore

“Partizani edhe me 19 vjeçarët futet për të fituar”: Daja paralajmëron Vllazninë

-Instant, Sport



Pas dy barazimeve radhazi, Partizani impenjohet kundër kryesuesve të kampionatit, Vllaznisë, të cilët duhet ti mposhtë për të mos lejuar një arrati të tyre në krye të klasifikimit, të paktën në raport me ta: “Nuk është një opionin i drejtë që Vllaznia nënvlerësohet si pretendent për titull. Deri tani Vllaznia ka bërë kampionat shumë të mirë. Kanë kontingjent thuajse të dubluar, kanë entuziazëm dhe e shprehin këtë edhe në fushë – shpjegoi Ilir Daja në konferencën për shtyp -, kështu që Vllaznia meriton vendin e parë sepse përveç golave e pikëve kanë luajtur edhe bukur”.

Por kjo nuk e pengon Partizanin të kërkojë fitoren në Shkodër, gjë që e shoqëruar edhe me një fitore të mundshme të Kukësit me Skënderbeun do të bashkonte tre skuadra të ndara nga një pikë në krye të renditjes. Për të kuqtë e rëndësishme është fitorja dhe këtë mentalitet Daja përpiqet ta injektojë: “Partizani edhe sikur të jetë në fushë me futbollistë të U19, futet në lojë për ta fituar ndeshjen. Pastaj klubi ka nivelin të pranojë çdo rezultat që prodhon fusha. Shkojmë pë tre pikët. Nëse do zgjidhja mes humbjes dhe barazimit, më mirë do ishte barazim. Por, ne që në fillim futemi për fitore, sepse nëse futemi për barazim, është e vështirë ta arrish edhe këtë rezultat”.

Lojtarët kryeqytetas kanë treguar një rënie fizike në minutat e fundit, sidomos të takimit me Teutën dhe ndoshta ky faktor (ngjeshja e ndeshjeve) ka bërë që tekniku të mendojë ndryshime, për ti dhënë freski skuadrës, për më tepër që Asani pret të kthehet titullar: “Do të bëj ndryshime, jo prej ngarkesave, por sepse disa lojtarë dje dhe pardje kanë bërë stërvitje të diferencuar. Nuk do të rrezikojmë me asnjërin. Lojtarë si Asani dhe ndonjë tjetër duhet të jenë në kushtet optimale për të ndihmuar ekipin dhe shmangur dëmtimet”, përfundoi trajneri i Partizanit Ilir Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *