• |
ide | kryesore

Video/ Gjyqtarët i heqin fitoren, Florian Marku tërbohet: “Po më shkatërojnë karrierën”

-Instant, Sport, Video



Florian Markut nuk i ka mjaftuar dominimi në ring për të marrë fitoren në ndeshjen e tij të tetë si profesionist. Në mbrëmjen e sotme në “O2 Arena” të Londrës, boksieri shqiptar u duk superior ndaj britanikut Jamie Steëart, duke u befasuar në fund kur ka parë vendimin e gjyqtarëve të jepnin barazim me pikë 78-78.

Ky rezultat nuk i pëlqeu aspak boksierit shqiptar, që ka shpërthyer tërbimin e tij në përfundim të takimit: “Boksi është për ta goditur kundërshtarin në fytyre dhe jo në dorëza. Çfarë bëri ky gjatë tërë ndeshjes?! Nuk me godit asnjëherë në fytyrë. Ky gjykim është qesharak. A e dinë gjyqtarët çfarë do të thotë për mua një barazim. A janë duke bërë shaka gjyqtarët apo çfarë? Po ma shkatërrojnë karrierën”, akuzoi shqiptari.

Marku e hodhi KD kundërshtarin në raundin e dytë, por Steëuart arriti të ngrihej, duke vazhduar ndeshjen. Në 8 duelet e tij të deritanishme si profesionist, Marku regjistron 7 fitore dhe ky ishte barazimi i parë, ashtu si edhe për britanikun, që në fakt kishte vetëm dy fitore në poaq takime të zhvilluara si profesionist.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *