• |
ide | kryesore

Dream Team i Topit të Artë: me Messi e CR7 ja kush e formon tridhëmbëshin e sulmit të France Football

-Instant, F1, Sport



Për shkak të pandemisë, France Football arkivon 2020 pa dorëzuar Topin e Artë, por revista autoritare ka vendosur sidoqoftë të zgjedhë “Dream Team të Topit të Artë”, ose më saktë 11-shen ideale të historisë së futbollit që kurorëzon më të mirët e të gjithë kohëve rol për rol. Një 3-4-3 mitik, me vetëm një italian në fushë e krejtësisht i zbilancuar përpara: Yascin; Cafù, Beckenbauer, Maldini; Maradona, Xavi, Matthaus, Pelé; Messi, CR7, Ronaldo.

Mes shtyllave, juria e 140 gazetarëve të seleksionuar ka zgjedhur Lev Yascin, i preferuar ndaj kundërshtarëve si Buffon, Zoff e Casillas. Në mbrojtje Cafù është zgjedhur djathtoshi më i mirë (la pas Bergomi, Gentile, Thuram e Lahm), Maldini ndërkohë është i majti më i mirë i të gjitha kohëve (i preferuar ndaj Roberto Carlos, Facchetti, Cabrini, Breitner e Brehme) e Franz Beckenbauer qendrori më i mirë (mundi Baresi, Cannavaro , Desailly, Scirea, Ramos).

Në mesfushë, juria ka votuar Xavi e Matthaus si mesfushorët më të mirë shkatërrues, me Maradona e Pelé që kompletojnë repartin si mesfushorë sulmues. Zgjedhje që kanë lënë jashtë formacionit kandidatë të kalibrit të Gerrard, Pirlo, Rijkaard, Baggio, Gullit, Platini, Totti, Zico e Zidane.

Për sa i përket sulmit, tridhëmbëshi i ëndërrave të France Football është Messi-CR7-Ronaldo. Tris kampionësh që në të djathtë anashkaloi fenomenë si Beckham, Best, Eto’o, Garrincha, në qendër Cruyff, Muller, Romario, Van Basten e Weah, e në të majtë Giggs, Henry, Rivaldo, Ronaldinho, Rummenigge e Stoichkov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *