• |
ide | kryesore

Skandali i Topit të Artë, nis hetimi: dhurata të dyshimta nga PSG për t’i dhënë trofeun Lionel Messi

F1, Sport
Messi



Policia franceze po heton Topin e Artë të shtatë të fituar nga Lionel Messi, atë të ngritur në qiell në vitin 2021. Ky është lajmi bombë që vjen nga Franca. Sipas hetuesve, PSG ka kishte kryer një operacion të dyshimtë për të siguruar që trofeu më i famshëm individual në botë të përfundonte në duart e Pleshtit. Argjentinasi në atë kohë sapo kishte nënshkruar me parisienët.

Marrëdhënia e krijuar mes klubit francez dhe Pascal Ferré, ish-drejtor i France Football (në kohën në krye të periodikut historik që themeloi Topin e Artë) është nën vëzhgim. Ky i fundit ka patur presione që kampioni argjentinas, në atë kohë ylli i kryeqytetasve, të fitonte para Robert Leëandoëski, kandidati tjetër i madh. Akuza është ajo e korrupsionit dhe shkëmbimit të influencave.

Lexo më tejTopi i Artë për Lionel Messi, shpërthen Matthäus: “I pamerituar, Haaland më i mirë se ai gjithë vitin”

Ferré, aktualisht zyrtari i shtypit i PSG-së, kishte marrë disa dhurata. Bëhet fjalë për ftesa të ndryshme në Parc des Princes në stendat VIP për të dhe miqtë e tij. Ato që bien në sy janë udhëtimet krejtësisht falas në Katar me fluturime të standardit shumë të lartë. Gjithçka do të ishte kryer në mënyrë efektive nga Jean-Martial Ribes, atëherë drejtor i komunikimeve të kompanisë në një operacion më të gjerë lobimi. Detyra kryesore ka qenë zbutja e marrëdhënieve midis France Football dhe pronarëve të parisienëve.

Kjo është ajo që kuptohet në thelb nga raportet, që nxjerrin në pah një akt të supozuar të paligjshëm. Messi, i cili triumfoi në Kupën e Amerikës në vitin 2021, ishte gjithashtu fituesi i edicionit të fundit të Topit të Artë, i teti në karrierën e tij, përpara Haaland dhe Mbappe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *