• |
ide | kryesore

Sa drogë nisi Shqipëria dret Italisë këtë vit, sipas policisë italiane

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia shqiptare dhe ajo italiane njoftuan sot se kanë zbuluar dhe shkatërruar gjatë këtij viti në territorin 137 mijë 216 bimë narkotike, nga të cilat 18 mijë e 828 në kubikë.

Drejtues të policive të dy vendeve deklaruan në një konferencë të përbashkët shtyp se sivjet janë asgjësuar 32 mijë e 704 bimë narkotike më shumë se vitin e kaluar.

Sipas statistikave të policisë italiane, nga Shqipëria drejt Italisë u nisën sivjet 37 për qind më pak lëndë narkotike; nga 1450 kg në 2019 në 911 këtë vit.

Policia shqiptare procedoi 17 punonjës të saj dhe i përjashtoi nga radhët e saj, 72 punonjës policie janë ndëshkuar me masa të rënda policore, 71 me masa më të lehta dhe 11 punonjës në nivele drejtuese janë transferuar.

206 zyrtarë vendor janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Policia e Shqipërisë ka kryer 143 mijë e 844 kontrolle në territor, 90 orë fluturimi me helikopterë dhe 38 dronë.

Guardia Finanza e Italisë ka zhvilluar 67 fluturime ajrore me 185 orë fluturimi për të zbuluar parcelat me canabis sativa.

Shqipëria vlerësohet si vend origjine dhe tranziti të narkotikëve, ku ndër vite mbillen dhe trafikohen tonelata bimë dhe droga drejt Italisë dhe vendeve të ndryshme të Europës./VOA



2 Comments

  1. POLICIA ITALIANE EDHE NE 2016 THA QE U AZGJESUA 99.5 % E PARCELAVE POR NE REALITET NGA SASIA E DROGES QE U KAP DILTE QE NE PERVEÇSHQIPERISE , KOSOVES DHE MAQEDONISE TE KISHIM BJELLE EDHE SERBINE .

  2. Natyrisht edhe policise italiane I intereson te deklaroj me pak droge pasi tregon ineficensen e tyre,eshte si puna e qenit qe kafshon bishtin e vet.

    Ju kujtohet deklarimi I asgjesimit te 98,9% te droges nga guardia di financa.

    Une di nje shifer tjeter qe per 10% droge te kapur 90% tjeter ka kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *