• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës i ka vënë prangat një 27-vjeçari, i cili ishte i shpallur në kërkim, si autor i dyshuar për disa vjedhje. Shtetasi B. Ç ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Vlorë, konkretisht:

  • Më datë 07.10.2020 ka vjedhur një biçikletë;
  • Më datë 15.10.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje;
  • Më datë 25.11.2020 ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *