• |
ide | kryesore

Mbyllet kopshti në Berat, pozitive me koronavirus 1 edukatore dhe 1 sanitare

-Instant, Lajme, Planet



Kopshti i fëmijëve në fshatin “Pashalli” në Urë-Vajgurore është mbyllur. 1 edukatore dhe 1 sanitare në këtë kopsht kanë rezultuar “pozitive” me Covid-19. Kjo ka sjellë dezinfektimin e ambienteve të brendshme e të jashtme të kopshtit dhe mbylljen e tij nga Inspektoriati i Higjenës Berat, ndërkohë që nga ana e mjekëve epidemiologë po kryehet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit.

Infektimet janë përhapur së tepërmi në shkolla,ku rezultojnë të infektuar mësues e nxënës. 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Sinjë në Berat dhe 2 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat janë konfirmuar sot “pozitivë” me Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *