• |
ide | kryesore

Greqia me sytë drejt BE-së, shpreson se do të marrë vaksinën e Pfizer para fundit të vitit 2020

-Instant, Lajme, Planet



Greqia me sytë nga BE ka shpresë se do e marrë vaksinën e Pfizer ndaj COVID-19 para fundit të 2020.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Petsas ka konfirmuar se ekziston mundësia dhe shpresa e madhe se kjo mund të ndodhë dhe vaksina të vijë për grekët pa pritur ende 2021.

Sipas Petsas, në rast se vaksina miratohet më shpejt nga BE atëhere të gjitha vendet, përfshirë Greqinë do të marrin më pak për janarin. Ai parashikon se duke nxitur Greqia do të marrë rreth 40% më pak doza se ccfarë kishte planifikuar.

“Ne do ta marrim vaksinën më shpejt , sepse duket se miratimi nga organizatat Evropiane do të vijë më shpejt , por ne do të marrim më pak sepse e gjithë Evropa do të marrë më pak, me rezultat që shkalla jonë e shpërndarjes nga kontratat e para-blerjes të çojë në një numër më të vogël të vaksinave. Për shembull vaksinat Pfizer, nuk po flas për kompani të tjera, duket se ato do të jenë rreth 40% më pak sesa ishin planifikuar , të paktën për janarin,” tha Petsas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *