• |
ide | kryesore

Në Wuhan plas festa/ Vendi ku nisi pandemia nuk mban më as maska (FOTO)

-Instant, Arkiva, F1, Planet

Qyteti i Wuhan në provincën e Hubei të Kinës raportoi se nuk ka pasur asnjë rast të transmetuar të Covid-19 që prej 10 majit. Qyteti u izolua tërësisht prej janarit pasi nisi pandemia e lidhur me një nga tregjet e tij. Për 11 javë banorët u mbyllën në shtëpitë e tyre dhe nuk lejoheshin të dilnin nga qyteti, teksa hyrje – daljet ishin bllokuar me postblloqe ushtarake.


Por me pamjet e publikuara së fundmi, dikush mund të mendojë se në Wuhan nuk është prekur kurrë nga sëmundja e rëndë. Jeta e natës është kthyer në vrull të plotë, me të rinj që kërcejnë në turma të mëdha, duke shëtitur e duke ngrënë ushqim nga stendat e rrugës.


Asnjë njeri me maskë nuk dukej mes njerëzve që zbaviteshin, disa prej të cilëve luanin me armë lodra dhe tullumbace. “Pasi provuam valën e parë të epidemisë në Vuhan ka ardhur çlirimi, më duket sikur po jetoj një jetë të dytë,” – tha i riu Zhang Qiong.

Edhe në gusht publiku ndërkombëtar u shokua nga pamje të një feste në pishinë në një kompleks të Vuhan, ku dukej se të rinjtë e kishin harruar tërësisht izolimin e koronavirusit, teksa festonin me muzike. Publikimi i fotove vjen disa javë para se 10 shkencëtarë të OBSH të udhëtojnë drejt Wuhan në janar, për të hetuar atë që ndodhi në fund të 2019 në lidhje me pandeminë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu