• |
ide | kryesore

Arrestohet 42-vjeçari nga Kukësi me dokumente italiane të falsifikuara

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 42-vjeçar ka rënë në pranga për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Burime zyrtare nga policia e Kukësit arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesë iu gjetën dhe sekuestruan dy dokumente identifikimi italiane me gjeneralitetet dhe fotografinë e tij, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës do të vijojë punën për goditjen e paligjshmërisë, ndaj fton qytetarët e qarkut për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. 129, në aplikacionin “Komisariati Dixhital” ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e profesional.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *