• |
ide | kryesore

Basha takon Vjosa Osmanin: Kuvendi të votojë rezolutën për gjenocidin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar këtë të premte me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Basha është shprehur se do të qëndrojë në krahë të Kosovës në sfidat e saj drejt së ardhmes. Kryedemokrati është shprehur se detyra e parë e tij si kryeministër do të jetë heqja e taksës në Rrugën e Kombit. Basha është shprehur po ashtu në favor të rezolutë kundër gjenocidit.

“Ne nuk mund të lejojmë që historia të shkruhet nga agresorët nuk mund të lejojmë që bijat e Kosovës të nëpërkëmben nga ata që vijojnë të përkrahin agresorin që shkaktoi kaq shumë gjak dhe humbje jetësh në luftën me Jugosllavinë dhe sidomos në gjenocidin 97 dhe 98. Padyshim ne do të jemi përkrahës të dialogut Kosovë Serbi për të hapur aspiratat për integrimin në BE”, ka thënë kreu i PD-së.



2 Comments

  1. Mjaft me keto nipa e mbesa, se ishte njoni nup ne mirdite djale durres e bq ne vuno..Interesi eshte te bashkohet tregu. te tjerat jane patriotizma pa buke!

  2. Të bukur koncept për patriotizmin paske o kapitalisti komunist.
    Bashkimin e koncepton vetëm tek tregu.
    Atëhere i bie që ti në familjen tënde marëdhëniet i ndërvar vetëm nga tregu.
    Bie fjal , ty të ka ecur mirë “biznesi” i trafikut të drogës, ke para më shumë se vëllezërit e tjerë dhe i ble ata e prindërit e tu duke e kthyer të gjithë familjen në bandë kriminale trafikantësh të drogës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *