• |
ide | kryesore

Operacioni antidrogë në Vlorë/ Sot jepet masa e sigurisë për 9 të arrestuarit e tjerë

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbahet sot seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për 9 persona nën hetim lidhur me operacionin antidrogës në Vlorë.  Mes tyre edhe një i mitur në gjykatën e Vlorës. Gjyqtarja Elona Mihali tha se grupet do të ndahen nga tre persona, ndërsa shpallja e vendimit do të bëhet bashkarisht për të gjithë. Konfirmimi i masës së sigurisë bëhet aktualisht edhe për 5 efektivë të policisë së Himarës.

2 ditë më parë Gjykata ka dhënë masat për 32 prej të arrestuarve lidhur me operacionin. Masa “arrest me burg” është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”. Në “arrest shtëpie” është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të Covid në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim. Në këtë seancë është dhënë masa e sigurisë edhe për një efektiv policie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *