• |
ide | kryesore

Zbardhet dosja/ Për 15 mijë euro, policët fiknin radarët të kalonte gomonia me drogë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje të reja nga dosja e megaoperacionit ku u arrestuan zv.drejtori i Policisë Vendore të Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe oficeri i Policisë së Drejtorisë së Kufirit dhe të Migracionit, Festim Lelaj. Nga rrëfimet e të penduarve të drejtësisë zbulohet se si vetë uniformat blu fiknin radarët që të kalonte droga në këmbim të 15 mijë eurove.

DOSJA E SPAK

“Ilirjan Duçellari, i cili njihej si Lani në ushtrimin e trafikimit të lëndëve narkotike kishte edhe mbështetjen e ZV.Drejtorit të Policisë Vendore të Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe të oficerit të Policisë së Drejtorisë së kufirit dhe të Migracionit, Festim Lelaj.

Në këto rrethana Lani arrinte që të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga fugoni, në të cilin transportohej droga në rrugë tokësore nga vendi ku mbahej e fshehur për t’u ngarkuar në mjetin lundrues gomone dhe transportimin e saj nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë, me sigurinë që policia nuk do të tentonte ta bllokonte.

Të gjitha veprimet që lidheshin me transportimin e drogës, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e punonjësve të policisë që Ilirjan Balla dhe Ferstim Lelaj.
Falë këtyre lidhjeve Ilirjan Duçellari (Lani) bënte të mundur që kishte me policinë bënte të mundur fikjen për një orë të radarit që kontrollonte bregdetin dhe ujërat kombëtare, duke realizuar nisjen e mjetit lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike në drejtim të Italisë dhe kthimin e tij bosh.

Një bashkëpunëtor i drejtësisë gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar: Nga toka Lani kishte persona të ndryshëm, por sidoqoftë kishte armik Drejtorin, ndërsa sa i përket detit kishte, drejtorin e Kufirit ishte impenjuar një person me emrin Festim që unë e di se punon me policinë. Ky ka ardhur disa herë ka folur për të garantuar pjesën e detit dhe ka ardhur bashkë me një person tjetër edhe ai punonte në polici, ishin moshatar, më dukej se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t’i jepte 15000 euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë”.



13 Comments

    1. Ku minjt e fekonduar ? Nga minjt e degjeneruar ? Pse mor minjt te patronizhuar ? Ahh mer minj te deshtuar ……

  1. Radaret i fikte Mrrika ose “burri prej teneqe” qe u rrotullonte rreth shkopit, pa breke ne burdellot e Selanikut, po t’i fusje 10 mije drami ne njeren vrime, te kthente kusur 5 mije drami, nga vrima tjeter thone shqiptaret qe e frekuentonin!

  2. Policia qe deshem dhe “ministri kampion”?. A ju qifsha robt kush i votoi keta muter per here te trete me deshire.

    1. I votuan se jane njesoj. I votuan me shpresen se keta po ngopen dhe te pakten keta te vjedhin por nuk te vrasin kurse ata tjeret jane me te uritur dhe pervec se te vjedhin dhe te vrasin. Ketu eshte te ikesh 1ore e me pare, vec maskarallek hajdutllek zhvatje smog kafe zhgerryerje nga i pari lart te mesuesi infermieri poshte. U shkaterrua cdo gje perfshi dhe njerezit

  3. Jo po Berisha bën diversion sepse i iku pushteti e për të mbuluar pislliqet e tija!!!!E ja pra që ai kishte të drejtë.E drejta vonon por kurrë nuk harron.Erdhën në pushtet me gënjeshtra e për të vjedhur dhe ja tani ku janë.Të gjithë të akuzuar por tani ligjërisht.

  4. Hidhni valle kendoni polica se ministre na u bo Mrika fik radare e trafikon te gjitha(droge, femra, arme) e ka vu vete Edi dhe Besim I dha Partia.

  5. kete e ka thene BERISHA qe para 4 vitesh ne parlament , po ateher perversi me perversat qeshin se mendonin se kane gjithcka ne dore dhe nuk del poshtersia qe po banin .
    zhele , kucka , perversa, hajduta , drogaxhi eshte mbushur qeveria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *