• |
ide | kryesore

Ndalimi i aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, reagon PD: Policia përdoret si vegël qorre e tekave të Kryeministrit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike, ka reaguar nëpërmjet ish-deputetes, Albana Vokshi në lidhje me ndalimin që Policia e Shtetit u ka bërë drejtuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sipas Vokshit aktivistët janë dhunuar dhe u janë fshirë pamjet nga celulari i tyre.

“Ky akt i shëmtuar dhe i rëndë për aktivistë të shoqërisë civile që për muaj dhe vite me radhë kanë demonstruar forcën e një proteste paqësore siç ishte ajo për mbrojtjen e teatrit është dëshmi e qartë se segmentet politike në policinë e shtetit janë aktive dhe në dispozicion të terrorit që përpiqet të mbjellë ne opinion kryeministri Rama. Është e qartë që as dorëheqja e Lleshajt nuk ka ndikuar në përdorimin e policise si vegël qorre e tekave të kryeministrit i cili jo më larg se dje edhe një herë shprehu mbështetjen për drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe ato struktura që manipuluan vrasjen e të riut Rasha dhe dhunuan për ditë me radhë të rinjtë protestues në kryeqytet”, shkruan Vokshi.

 



6 Comments

  1. Akoma me kto figura PDja?

    Kjo goca e oficerit qe u gdhi antikomunste, hongri sa hongri te PD, pastaj vajti te camet, dhe tani prap te PD.
    Ushunjeza te paturp, 30 vjet ne politike.

  2. Per 24 ore ne karrige ky zdromsi qe ka mbaruar shkollen e sigurimit ja kaloi edhe ministrave te kohes se komunzmit

  3. I përjashtuari i parë ishte një piktor dhe quhej Rexhep Aliaj.

    “Ka qenë Rexhep Aliaj, një piktor dhe arsyeja e përjashtimit ishte se doli dhe foli në tribunën e mitingut të parë të PD-së me 15 dhjetor pa qenë në protokoll. Berisha i kërkoi llogari dhe Rexhepi iu kthye se “kush je ti që po kërkon llogari. Ti je një komunist i thekur”. Berisha i tha je i përjashtuar nga PD-ja, edhe pse nuk ishte bërë akoma kryetar i saj. Rexhepi i futi një të sharë dhe u largua.mos I thuaj policit na plasi kari,ti buce vokshi ai nuk po protestante per teatrin por ishin ne trafik hyn me te kuqe dhe thote na plasi kari cfare duhet te bej polici

  4. Madje Amerika, sot për sot, ka më shumë arsye që të takojë kryetarin e Opozitës se sa kryetarin e qeverisë.

    Çfarë arsyesh? Shumë të thjeshta:

    Arsyeja se kazani i opozitës po zien, jo kazanë të tjerë. Aty përgatiten ‘ puçet’ kundër njëri tjetrit, aty gatuhen molotovët, aty është përqendruar frika e liderëve se mos po vjen Drejtësia e na merr me vete, aty është strehuar presidenti i republikës duke braktisur ligjin, aty po bëhet gati ‘revolucioni permanent’ i dhunshëm deri në zgjedhje; aty po ravijëzohet edhe njëfarë anti- amerikanizmi që do ta ndikojë rajonin drejt një dorëzimi ndaj kaosit e pastaj drejt Rusisë… Ja pra pse është e njohur një nga arsyet.

    Arsyeja se PD duhet të ndahet prej traditës së dhunës që e ka lodhur kombin tonë që prej vitit 1996, shto 4 dekada më parë. Luli nuk ka aq shumë mundësi sa ta ndajë muhabetin, por të paktën me vulën e tij të mos marrë ‘visto’ dhuna në bulevarde dhe mbi institucione. Preludi i një kaosi të përgatitur, me partinë e presidentit në krye, u duk këto ditë me rastin e ‘Klodianit’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *