• |
ide | kryesore

Video/ Leao, askush si ai në 5 kampionatet elitare të Europës: shënon golin më të shpejtë në histori

-Instant, Sport, Video



Sassuolo-Milan, me fillimin e lojës për kuqezinjtë. Calhanoglu filloi një aksion personal e pastaj shërbeu Leaon që shënoi golin e 0-1 6,76 sekonda pas nisjes së ndeshjes. Është rekordi absolut i topit në Itali e në pesë kampionatet më të rëndësishëm europianë. Precedenti ishte fiksuar në 2 dhjetor 2001, kur Paolo Poggit, iu deshën dicka më pak se 8 sekonda, me asist të Dario Hubner, për të zhbllokuar një Fiorentina-Piacenza.

Në vendin e tretë është Marco Branca, që në një Fiorentina-Udinese në 10 janar 1993, shënoi golin e parë të ndeshjes pas 9 sekondash. Goli i katërt më i shpejtë në historinë e Serie A, e ka shënuar Gianfranco Matteoli në Inter-Cesena të 27 nëntorit 1988 (9 sekonda e disa të dhjetat më shumë se Branca). Menjëherë pas tij në renditje është Tullio Ghersetich që shënoi pas 10 sekondash nga fillimi i ndeshjes Fiorentina-Como në 1953.

Në vendin e gjashtë e të shtatë janë dy gola historikë, sepse kanë mbërritur në derbin e Milanos. Mazzola arriti të zhbllokonte ndërqytetasen me Milan pas 13 sekondash në 1963, ndërsa Boninsegna, gjithnjë për palën zikaltër të San Siros, iu desh një sekondë më tepër për të kaluar në avantazh Interin në 1973.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *