• |
ide | kryesore

Pandemia e Covid/ QSUT blen ilaçin e ndaluar rreptësisht në BE dhe SHBA, por edhe me trefishin e çmimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Favipavir”, një ilac i paautorizuar në BE dhe SHBA për mjekimin ndaj Covid 19, do të blihet nga Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi të hapur nga QSUT.  “Favipavir” gjendej lehtësisht në farmaci të caktuara në Tiranës që prej nisjes së pandemisë edhe pse ai ishte i ndaluar që të tregtohej. Por hyri dhe u shit kontrabandë me cmime shume të larta duke shfrytëzuar këtu edhe panikun e qytetarëve.  Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur shpesh kundër përdorimit të medikamentit “Favipavir” tek pacientët me Sars Cov-2. Por përtej këtyre QSUT ka tenderuar blerjen e 200 tabletave, me një procedurë të dyshimtë, si dhe me një fond shumë më të lartë krahasuar me çmimin e anti-viralit në tregun ndërkombëtar. Deri më tani s’ka një reagim nga Ministria e Shëndetësisë për këtë tender. Shihni më poshtë informacinet që sjell Lapsi.al



3 Comments

  1. Partija jone heroinike nuk piet per dikasteret e Evropes.
    Po tha Udh’-‘eqja qe do blere, nuk e bejem dish fjalen e saj!
    Imperializmi na marrte te keqen!

  2. Edhe kur une mendoj qe niveli i lapsit ka arrit fundin, prap del nje artikull si puna ketij per te me treguar te kunderten.

    Favipiravir eshte emri gjenerik i ilacit fillestar Avigan i miratuar ne Japoni ne 2014. Kina e konsideron shume efektiv ndaj Kovid. Ilaci u licensua per prodhim ne Kine me emrin Favipiravir.
    Nuk eshte i licensuar nga Brukseli per EU, por eshte i licensuar nga autoritetet Italiane per perdorim ne Itali, ndersa ne Spanje eshte i lejuar te perdoret si trajtim alternativ. Po pertoj me kerku per perdorim ne vende te tjera te EU.

    Efekti i antiviraleve kunder Kovid mbetet nje diskutim i hapur. Gjithsesi Lapsit pak i intereson ky fakt. I rendesishem eshte fakti qe u tenderuan 200 tableta me nje tender te dyshimte.

    1. Perfundofsh te spital e ta injektofshin ty pra, me hir a pahir (se duhen justifiku dozat e tenderit) meqenese se paske problem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *