• |
ide | kryesore

Dalin pamjet, momenti kur gazetari Valon Syla dhunohet në mes të Prishtinës (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari dhe analisti kosovar, Valon Syla është sulmuar fizikisht në pikë të ditës në lagjen Pejton të Prishtinës. Sulmin fizik e konfirmoi edhe vetë Syla, teksa tha se nuk ka lëndime trupore pavarësisht goditjeve të cilat i mori. Syla ishte perballur me shumë reagime gjatë ditëve të fundit pas deklaratës që bëri publikisht lidhur me diasporën.

“Është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht. Isha duke pritur për të hyrë në bankë tek ‘Raiffaisen Bank’ për të kryer një pagesë më kanë thirrur dhe më kanë sulmuar. Kam kontaktuar policinë dhe po pres të bisedojë me ta, por që të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, tha Syla pas sulmit fizik.

Deklarate që Syla pati bërë për diasporën ishte kjo: I lus gërrnaçat që në këtë turrë mi ndreq dhëmbët hatri jonë këtu. Me na ndreq edhe ekonominë tu i ndreq dhëmbët e juaj. Kqyrni ndreqnu edhe thonjtë, feniratnu, edhe poliratni kerret. Hani edhe naj qebap, naj redbull, kush e blen një kofe me akull me vodkë 1L edhe ma mirë… Se ma lirë është. Se a për neve pe bleni? Ne në Gjermani e Zvicër s’ja u qet. Fleni si sardina në konzervë midis Evropës. Për ata mos na teshni. Se për veti e keni. Mirë se vini në Kosovën e lirë. Mks e teproni, se dalim fitim.



4 Comments

  1. Po, edhe kesaj i thoni dhune…!!!
    Te pakten i thoni “bullizem”….!!!
    Pffffffffffffffffffffffffffffff
    Atij po i thojne se, kthehu ne rruge se, ke marre malet ….!!! Dhe, Ai mire se, nuk nigjon por, vazhdon te sillet keq (me fjalor siç e ka zakon) me bashkebiseduesin…!!! Ne reagim edhe bashkebiseduesi po “i terheq” veshin se, dhuna eshte tjeter gja…
    Mos i fryni zjarrit Kot…!!! Secili te marre pergjegjesite dhe terheqjen respektive (nje falje e sinqerte zgjidh shume…)!!!
    Mund te jemi edhe ne gabim (nuk i njoh personazhet por, thjeshte po komentoj vidion/ aq levizje sa pashe)…!!!

  2. Emigrantet e Kosoves jane nder te paret ne bote per remitanca, shume me lart se te Shqiperise p.sh.
    Kjo del ne statistika zyrtare ku normalisht nuk llogariten shume prurje qe shkoine ne menyre informale. Puna e dhembeve eshte gje normale qe nuk ndodh vetem me emigrantet shqiptare. Kam qelluar ne nje rast ne avion ku rreth gjysma ishin gjermane bio qe ktheheshin nga Turqia pasi kishin mbjellur floket. A duhet t’i mohohet ekonomia e tregut emigranteve?
    Ky mund te thote cfare te doje pa patur frike se do e rrahin por minimumi duhet te injorohet sepse mesa duket flet ne tym per te bere zhurme me nje gje qe prek dhe ofendon pa te drejte shumicen e shoqerise.

  3. Me ate shkrim drejtuar me fyerje emigranteve, shembulli eshte i merituar, megjithese force. Ky gazetar ofendonte te tere mergaten e te merguareve ne drejtim vetem te interesit monetar, qe e interpretonte dhe e barazonte me hicin. Por a e din ky analisto gazetar ambicioz, se ata jane edhe per familjet e tyre nje ndihme e madhe, por edhe se nje valute e huaj ndihmon paksa ne ekonomine e atij vendi, e qe ato i kane dhene zhvillim me investimet e tyre. E del e i kundervehet mergates se emigranteve me batuta, e analiza ekonomike duke i quajtur te pa konsiderueshme per Kosoven, e per familjet e tyre. Anda, ne kesi rastesh, kur njerez te tille, hiqen patriote analitike te ekonomise, duke iu kundervu kontributoreve te familjeve te tyre, u duhet dhene mesim, sepse nuk jane me atdhetare se ata emigrante qe po sakrifikojne per te ndihmuar familjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *