• |
ide | kryesore

Ende nuk dihen shkaqet për sulmin me armë ndaj lokalit në Shkodër, policia shpall në kërkim autorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku disa persona qëlluan me armë zjarri në drejtim të lokalit në Shkodër, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.  Nga uniformat blu njoftohet se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.

Lokali është në pronësi të dy vëllezërve, njëri të cilëve është polic. Nuk dihen ende shkaqet dhe nëse ka çështje të pazgjidhura mes tyre dhe autorëve. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ngjarja, por vetëm dëme materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *