• |
ide | kryesore

Meta për Covid: Situata e rëndë, qeveria bën tendera sekretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta e konsideron të rëndë situatën shëndetësore, ekonomike, sociale, por dhe shpirtërore dhe që sipas tij është shqetësuese dhe kërcënuese për shumë qytetarë dhe familje shqiptare. Në një intervistë për Fax Neës, Meta thotë gjendja është kritike. Sipas kreut të shtetit, për këtë arsye ai ktheu për rishqyrtim edhe buxhetin për vitin 2021, por që qeveria nuk e mori parasysh.

“Një rast i shkëlqyer ishte buxheti i shtetit, për të përqendruar më shumë financa dhe energji në këtë çështje, por unë mendoj se ishte një rast i humbur nga ana e qeverisë, e cila nuk arriti dot të reflektonte e të ngrihej mbi interesa të tjera, që nuk janë ato që përkojnë me shumicën e interesave të qytetarëve shqiptarë dhe me interesin publik në këto momente” – tha Meta që shtoi të tjera akuza për tenderat.

“Natyrisht, që në këtë periudhë nuk është koha as për të bërë tendera sekretë. Nuk është koha as për të abuzuar me këtë emergjencë shëndetësore dhe aq më tepër për të dhënë koncensione të reja, siç po shohim për fat të keq, në flagrancë të plotë me interesin publik dhe me interesin qytetar” – tha Meta. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Meqë Brukseli i çoi mesazh Berishës duke i treguar vendin, ata bëjnë sikur nuk e kanë mendjen se çfarë ka ndodhur, duke e lënë Berishën vetëm.

    Kjo e ka kthjelluar Berishën dhe e detyroi të lëpinte atë që kishte pështyrë. Eshtë mirë të lajmërojë ndërkohë dhe Kaç Islamin dhe bashkëpunëtorët e Metës t’i fshijnë postimet që tregojnë se ata e prisnin lajmin e rremë që kishin bërë vetë dhe sapo doli i bënë jehonë.

    Jo se do t’i thërrasë dikush dhe ata, por nuk është mirë të duket që Meta dhe Basha tallen me Berishën duke e përdorur si dordolec për të trembur Perëndimin për reformën në drejtësi.

    Se “dordolecët” janë ca shkopinj druri që i veshin me rroba si plak, për të trembur njerëzit. Ato janë qënie pa shpirt dhe nuk kanë frikë. Kurse Berisha është një plak i mbështetur në shkop, por ndryshe nga “dordolecët” me lecka, ka akoma shpirt dhe natyrisht, ka akoma frikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *