• |
ide | kryesore

Rama: Enver Hoxha, kafsha më e madhe politike e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama e konsideron diktatorin Enver Hoxha si “kafshën” më të madhe politike që ka pasur Shqipëria në histori.

“E kam parë si personazh. Mendoj se ka qenë kafshë politike, një tërmet që përkufizon ata të cilët instinktin e triumfit dhe të unimit politik e kanë më të fortë se sa të tjerët apo instinktin e mbijetesës përmes politikës e kanë më të fortë se të tjerët, Enver Hoxha është kafsha më e madhe politike që kemi pasur. Pa dyshim!” – tha Rama në “Opinion”.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek babai i tij, Kristaq Rama për të cilin thotë se besonte tek komunizmi.

“Im atë ishte komunist, artist dhe si i tillë, im atë ishte njeriu që krijonte dhe punonte në funksion të atij sistemi që punonte dhe besonte. Besonte tek ai sistem deri vonë dhe jo deri në fund. Ai ishte njeri i përmbajtur, i heshtur dhe si pjesë e pushtetit, ai nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin” – shtoi ai.



8 Comments

  1. Babai ishte komunist por nuk kishe lidhje me komunizmin..Kurse ti je me demokracine por nuk ke asnje lidhje me te!

  2. Shpesh, ata qe nuk e duan Ramen e krahasojne me Enver Hoxhen. Nuk ka vleresim me te

    madh per te se sa ta krsahsasosh me Enver Hoxhen por njekohesisht me te gabuar e te

    pakrahasueshem. Ky nuk i bie as tek maja e thoit te kembes se Enver Hoxhes.

    Enver Hoxha beri gjithcka pa fituar asgje, nuk u la as prona as shtepi femijve e familjes se

    tij ndersa ky pa bere asgje ka fituar gjithcka per veten e tij, nje pushtet te pakufizuar e

    pasuri marramendese per te jetuar per 1000 breza si sheiket e Araabise duke varferuar

    e shkretuar nje popull te tere.

  3. Për ta bërë më të thjeshtë, pretendimi i Ilir Metës atëhere, ishte se sipas Kushtetutës, radha e plotësimit të vakancës është presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë.

    Interpretimi normal është që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ofron vakancën së pari presidentit, së dyti Kuvendit e së treti Gjykatës së Lartë. Pastaj koha kur ata e plotësojnë, nuk ka të bëjë me radhën, pasi është vendim i tyre.

    Nëntë muaj më parë kriza me Ilir Metën ishte se ai nuk dekretoi vakancën e plotësuar nga Kuvendi, pasi ai kaloi afatin një mujor, por pranoi atë që dekretoi vetë, pasi e dogji afatin.

    Por dje nuk veproi ashtu. Edhe këtë radhë vakanca e parë ju dha presidentit, e dyta Kuvendit. Por Kuvendi e miratoi sërisht para tij vakancën e vet dhe Ilir Meta e votoi dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *