• |
ide | kryesore

Vllaznia, 180 minuta larg titullit të parë

-Instant, Sport



Pas 10 javësh e me dy ndeshje për të mbyllur vitin 2020 në Shkodër askush nuk e kishte menduar se Vllaznia do të ishte në këto pozita: vendi i parë me 22 pikë, e shkëputur me 5 pikë nga ndjekësi më i afërt. E në këtë pikë, kuqeblutë e shohin veten 180 minuta larg trofeut të parë, edhe pse simbolik, atë kampion dimri, që për Vllazninë vlen shumë për moralin e renditjen.

Shkodranët kanë vazhduar pikërisht aty ku e kishin nisur, me një sukses kundër fierakëve, që në fazën e parë ishte 2-0 ndërsa në të dytën 0-1, por që mjafton për të hedhur një hap më tej drejt titullit kampion dimri. Kuqeblutë e Brdaric treguan edhe njëherë se dinë të ngrihen në këmbë pas një humbje, e bënë pas asaj me Kastriotin, duke mposhtur 1-0 Bylis dhe e bënë sërisht pas disfatës në Kurbin, duke mundur Apoloninë.

Skuadra e Brdaric ka numrin më të madh të fitoreve në 10 javë kampionat, 7 dhe gjithashtu sulmin më të mirë të Superiores 15, por tashmë duhet të bëjë llogaritë me Skënderbeun në shtëpi dhe transfertën me Tiranën, për të mbyllur një 2020 ashtu si as ata vetë ndoshta nuk e kanë imagjinuar. Suksesi në transfertën fierake, reagimi i parë jashtë fushës, është një detaj që tregon se kuqeblutë janë të aftë ti shkojnë deri në fund një aventure që për shumë ishte e pamundur, por që pas cdo jave, konturohet gjithnjë e më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *