Princi Harry dhe Meghan Markle, së bashku me Archie-n, po e shijojnë jetën e tyre larg Mbretërisë së Bashkuar dhe rregullave e protokolleve strikte. Ata gjithashtu ndihen 100 për qind të gatshëm për të zgjeruar familjen e tyre, pas abortit që Meghan pësoi në fillim të vitit.
Sipas OK! Magazine, duka dhe dukesha e Sussex janë gati të tentojnë për një fëmijë tjetër.
Megjithëse shtypi ka qenë mjaft i ashpër ndaj Meghan në të kaluarën, përgjigjja që eseja e saj e fuqishme mori nga publiku bëri që lidhja e tyre me njëri-tjetrin të thellohet.
Në shtator, Us Weekly raportoi se Meghan mezi priste të zgjeronte familjen e saj.
“Meghan pëlqen të jetë nënë dhe të shohësh se sa i lumtur dhe i plotë është Harry me Archie-n në krah të tij është mjaft shpërblyese për të,” tha burimi. “Me siguri që një fëmijë i dytë do t’u sjellë atyre edhe më shumë dashuri dhe gëzim. Ajo dhe Harry janë të dy me të vërtetë të entuziazmuar për fazën tjetër të udhëtimit të tyre familjar.”