• |
ide | kryesore

Shpat Kasapi zyrtarizon lidhjen me të dashurën

-Instant, Paparazzi, Slider



Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë. Ata kanë organizuar një ceremoni private me familjarët e tyre dhe kanë shkëmbyer unazat me njëri-tjetrin. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai ka publikuar në Instagram një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre. “24 dhjetor 2020”, ka shkruar Shpati përkrah fotos. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth fejesës, por kishte paralajmëruar prej kohësh se do e zyrtarizonte lidhjen me bukuroshen brune.

Para pak ditësh këngëtari publikoi dhe foton e parë me partneren e tij. Në foto Selvija shihej e ulur në prehërin e Shpatit, ndërsa ai dukej shumë i dashuruar.

Të premtoj se do ta ‘trajtoj’ me kujdes zemrën tënde dhe do ta mbush atë me dashuri!”, shkroi këngëtari përkrah fotos me partneren.

Së shpejti mund të ketë edhe një dasmë nga Shpati dhe Selvija dhe ndoshta mund të vijë vitin e ardhshëm. Kujtojmë se në “Aferparty-n” e Luana Vjollcës, i pyetur nëse dëshiron dasmë tradicionale apo private, Shpati zgjodhi këtë të dytën duke na lënë të kuptojmë se s’do ta shohim dot nga fillimi në fund dasmën e çiftit.

Së fundmi, ai na ka bërë me dije se po i dedikon edhe një këngë Selvijes. Në një postim të publikuar në Instagram, këngëtari shfaqet duke i rënë pianos ndërsa shkrimi krahas postimit na i shkriu zemrat.

“Një këngë për ty dashuri”- shkruan Shpati duke etiketuar partneren, ndërsa ajo ia ka kthyer në koment: “Të dua shumë dashuri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *