• |
ide | kryesore

Trump dekoron Grenell për marrëveshjen Kosovë – Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump, dekoroi me medaljen e Sigurisë Kombëtare të dërguarin e tij të posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi, Richard Grenell.


Në motivacionin e presidentit vlerësohet “kontributi i jashtëzakonshëm” i ambasadorit Grenell “që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Me këtë marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe lëvizjen e mallrave dhe njerëzve. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Evrope më paqësore, të sigurt dhe më të përparuar”, – thuhet mes të tjerash në vendimin e presidentit të cilin e shpërndau në rrjetete sociale ambasadori Grenell.


Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan një dakordim për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në praninë e presidentit, Donald Trump, i cili tha se “pas një historie të dhunshme dhe tragjike dhe vitesh negociatash të dështuara, administrata ime propozoi një mënyrë të re për të kapërcyer ndarjen… Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik për një gamë të gjerë çështjesh”.

Ambasadori Grenell u emërua i dërguar i posaçëm në vitin 2019 ndërsa shërbente si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Berlin. 

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrëveshjes së 4 shtatorit nderoi me urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – presidentin Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. /VOA

 

View this post on Instagram

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu