• |
ide | kryesore

Veprimi i Georgina Rodriguez për djalin e Cristianos bën xhiron e rrjetit

-Instant, Paparazzi, Slider



Prindërit bëjnë gjithnjë çmos që fëmijët e tyre të jenë të lumtur dhe shpeshherë detyrohen të shkojnë përtej çdo gjëje.
Georgina Rodriguez, partnerja e Criastiano Ronaldos, ka treguar se është shumë e përkushtuar ndaj familjes dhe këtë gjë e vulosi edhe me veprimin e fundit për djalin e madh të futbollistit.

Ditën e djeshme modelja është fotografuar nga paparacët në Itali ku shihej e veshur si elf me kostumin me ngjyrë të kuqe dhe jeshile dhe me kapuç jeshil.
Ky moment është kapur gjatë kohës kur ajo u largua nga shkolla e Cristiano Jr pasi ndoqi festën e Krishtlindjes në shkollën e tij. Nuk e dimë se çfarë roli ka patur ajo në shfaqje por ky veprim i saj është vlerësuar shumë nga fansat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *