• |
ide | kryesore

Zgjatja e kontratës me Liverpool është larg, konfirmimin e jep Klopp: “Rinovimi? Asgjë për të thënë”

-Instant, Sport



“Salah është në humor të mirë e vërtetë në formë. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”. Jurgen Klopp, në prag të sfidës së kampionatit me West Bromwich, ka folur për sulmuesin egjiptian por pa u ndalur në rinovimin e mundshëm të kontratës, duke i dhënë edhe më shumë forcë zërave që e shohin ish-lojtarin e Fiorentinës e Romës të dëshiruar për tu larguar nga klubi.

“Nuk kishte telekamera gjatë stërvitjes, por do ta kishit parë të qeshte shumë, u zbavit – ka shtuar tekniku i Liverpool – Gjithcka tjetër pastaj ndoshta është shumë zbavitëse për tu shkruar, por në nivel të brendshëm nuk ka asgjë për të thënë. Nuk flasim kurrë për kontratat, përse duhet ta bëjmë tani?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *