• |
ide | kryesore

Shpat Kasapi pasi u akuzua për kokainë, shkarkohet nga detyra si këshilltar i zv. kryeministrit maqedonas

Paparazzi, Slider



Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se Shpat Kasapi ishte kapur me kokainë. Të parat që e raportuan këtë lajm ishin mediat maqedonase. Sipas tyre këngëtarit i janë gjetur dy paketa të vogla përpara 1 muaji në lagjen Gjorce Petrov.

Thuhej se këngëtari ishte arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi. U bë me dije se Shpati ishte liruar pas arrestimit, por pritej të fillonte gjykimi së shpejti për veprën penale që ka kryer.

Shpati reagoi menjëherë pas këtyre fjalëve, duke mos lejuar që të përhapen më tej lajmet. Ai u shpreh se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai ndodhet në Tiranë. Sipas tij nuk ka pasur as arrestim dhe gjithçka e ka cilësuar si shpifje.

“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, shkroi këngëtari në Instagram.

Shpat Kasapi mban edhe një rol si këshilltar i zëvendës kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Pavarësisht se këngëtari i hodhi poshtë lajmet që qarkulluan, kjo nuk e ka penguar Grubin ta shkarkojë nga detyra Shpatin. Shkarkimin e Kasapit e ka konfirmuar edhe vetë zëvendës kryeministri Artan Grubi për “Klan Kosova”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *