• |
ide | kryesore

Dua Lipa renditet në listat më të mira të muzikës botërore të vitit 2020

-Instant, Paparazzi, Slider



Dua Lipa ka qenë personazhi kryesor i këtij viti dhe javë pas jave është renditur në krye të listave botërore. Edhe në përfundim të 2020-tës, “Billboard” e ka përfshirë Duan në listën e këngëtarëve më të mirë të vitit.

“Billboard” ka vendosur të bëjë një përmbledhje të arritjeve të Duas për këtë vit, duke kryesuar disa nga listat më të rëndësishme. Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Adult Top 40 Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist’ dhe në ‘Dance/Mix Show Airplay Song’.

Gjithashtu Dua është renditur e treta në listën e “Top Artist Female”, duke lënë pas emra shumë të famshëm si Ariana Grande, Halsey etj. Ndërsa në listën e “Hot 100 Artists”, këngëtarja është renditur e 5, para Drake, Harry Styles, Justin Bieber etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *