• |
ide | kryesore

Policia aksion në Tiranë, 8 të arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka kapur dhe ndaluar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjatë aksionit, janë arrestuar në flagrancë edhe 7 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve I.Q., 40 vjeç, sepse me Vendimin Penal Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2muaj burgim për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 24 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.68 mg/l. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.G., 59 vjeç, pasi në rrugën “Llazar Shapatini”, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike dhe fizike, ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

V.C., 23 vjeç, F.T., 29 vjeç, H.K., 28 vjeç, N.D., 39 vjeç dhe T.K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *