• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Mjeku Ilir Allkja u largua në mënyrë të padrejtë nga detyra e tij, do ta rikthejmë në punë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas vendimit të QSUT për të ndërprerë punën me mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, me argumentin se ka shkelur kodin etik të punonjësit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se kjo situatë është e padrejtë.

Ajo shton se qeveria e re do t’i riparojë padrejtësitë duke krijuar hapësira për rikthimin në punë të punonjësve që janë larguar pa të drejtë.

“Solidarizohem me mjekun Ilir Allkja, i cili është një prej shumë qytetarëve të larguar nga puna në mënyrë të padrejtë nga Rilindja. Kjo situatë nuk ka nisur sot, por ne kemi dhe jemi duke mbajtur shënim çdo gjë. Qeveria e re do t’i riparojë këto padrejtësi duke krijuar hapësirat për rikthimin e tyre në punë, si dhe duke riparë të gjithë motivacionin e gjobave të presionit ndaj bizneseve dhe çdo subjekti të cilin Rilindja e trajton si armik. Ndryshimi po vjen!”, shkruan Kryemadhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *