• |
ide | kryesore

Suning kërkon partner të ri për Inter: synohen burime të reja financiare

-Instant, F1, Sport



Gjigandi kinez Suning po kërkon burime të reja financiare për Interin dhe kërkimi për kapitale të reja ka filluar prej disa javësh. E ka zbuluar Il Sole 24 ore, që shpjegon se një dokument dhjetë faqesh kushtuar Interit po qarkullon prej disa kohësh midis investitorëve të huaj. Bëhet fjalë për një “teaser”, domethënë dokumentacion konfidencial mbi klubin zikaltër. Të dhënat tregojnë se Suning po heton tregun për të gjetur kapitale të reja, por siç shpjegon gazeta, ka disa mundësi prapa kësaj zgjedhjeje.

Në kampin zikaltër nevojiten para të reja, edhe për të qenë në gjendje të kënaqen kërkesat e Conte në merkaton e janarit, por për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid dhe kufizimeve në futboll të vendosura nga qeveria e Pekinit, momenti sigurisht nuk është ai më i lehti. Për më tepër, duhet të mbahet mend se Inter ka një bond me vlerë totale 375 milion euro që maturohet në 2022 dhe prej disa kohësh kompania ka lëvizur me këshilltarët për ta rifinancuar atë.

Në këtë kuptim, dokumenti në të cilin ripërshkruhet historia e fundit e klubit dhe theksohet vlera e Serisë A në garat evropiane, ka si synim pikërisht të krijojnë një ” private placement” midis disa investitorëve të specializuar në debite, edhe pse, përfundon Il Sole 24 Ore, gjithashtu ka përfunduar në tryezën e investitorëve të huaj të specializuar në investime aksionere, duke qenë kështu partnerë të mundshëm.

Grupi kinez në të kaluarën gjithmonë ka mohuar zërat në lidhje me pretendimin e gatishmërisë për të shitur shumicën e aksioneve të tij (68.55%), por mundësia e një shitje të një pakete inferiore të aksioneve tek një aksioner i mundshëm i pakicës mbetet i hapur, duke bërë që ti bashkohet kështu LionRock (i cili tani mban 31.05%) ose të marrë përsipër vendin e fondit me bazë në Hong Kong.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *