• |
ide | kryesore

Gjenden minorenet e zhdukura për Vit të Ri, policia jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pesë ditë nga zhdukja e tyre, janë gjetur dy vajzat 16-vjeçare që u larguan nga shtëpitë e tyre në Tiranë në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar. 

Policia bën me dije se ato janë gjetur në Jug të vendit.

“Nga kontrollet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa”, tha policia.

Lexo më tej: Misteri i zhdukjes së dy 16-vjeçareve për Vit të Ri, Prokuroria nis hetimet 

Njoftimi i policisë Tiranë

Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.

Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse.



1 Comment

  1. KU U GJETEN – nuk e thote asnje institucion e asnje media ??!!

    Kush mund te strehoe minorene ?!
    Apo ska fajtor ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *