• |
ide | kryesore

Misteri i zhdukjes së dy 16-vjeçareve për Vit të Ri, Prokuroria nis hetimet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zhdukjen e dy vajzave të mitura në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka referuar materialet në organin e akuzës, ndërsa hetimet po ndiqen nga sektori i të miturve në prokurori.

Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha kontaktet që kanë pasur të miturat ditët e fundit si dhe iu është kërkuar kompanive celulare që t’iu vihen në dispozicion tablatet telefonike, sipas News 24.

Familjaret e 16-vjeçareve të zhdukura me 1 janar, nuk kanë dyshime tek ndonjë person që mund të këtë rrëmbyer vajzat.

Vajzat u larguan mëngjesin e 1 janarit nga banesat e tyre dhe u kanë thënë familjarëve se do takojnë njëra-tjetrën. Prindërit e vajzave kanë pritur deri në mbrëmje dhe mëngjesin e 2 janarit kanë bërë kallëzimin në komisariat. Sipas verifikimeve të kryera deri më tani nga Policia, rezulton se për herë të fundit vajzat janë parë në ‘Qytet Studenti’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *