• |
ide | kryesore

Kosova nuk ka nevojë për vaksinat e Ramës, siguron 500 mijë të Pfizerit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kosova nuk ka nevojë për vaksinat e premtuara nga Edi Rama. Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Kosova sapo njoftoi arritjen e një marrëveshje me gjigandin farmaceutik Pfizer për të siguruar plot 500 mijë vaksina anti-Covid.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer, të cilët kanë mbajtur një takimi virtual me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.

Rama do të shprehej katër ditë më parë se pasi të vinin dozat e para të Pfizer në Shqipëri, do të dërgoheshin mjaftueshëm për të vaksinuar stafin e Spitalit të Prishtinës.

“Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit COVID të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë”, tha Rama në delir pasi njoftoi se kishte siguruar 500 mijë vaksina nga Pfizer.

Por me ç’duket Kosova tashmë ka një rezervë më të madhe zyrtare vaksinash se Shqipëria, 500 mijë nga Pfizer dhe 360 mijë nga Covax. Shqipëria ka siguruar vetëm 500 mijë nga Pfizer. Shifra e Covax nuk dihet ende. ©Lapsi.al 

 



5 Comments

  1. E ja pra përrallat e Ramës.Kosova jo vetëm që siguroi vaksinat por ajo që është e rëndësishme janë vetë përfaqsuesit që e promovojnë.Një Bravo e madhe për bashkëkombasit tanë e gëzim që atje shteti funksionon nga ana tjetër një trishtim i thellë për vëndin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *