• |
ide | kryesore

Krimi që tronditi Tiranën, zbardhet telefonata djalit të vrasësit të dy motrave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Djali i Përparim Ademit, (Telo) është pyetur nga hetuesit e çështjes për të hedhur më shumë dritë mbi motivin dhe vrasjen e dy motrave në zonën e Astirit në 31 dhjetor. Sipas dosjes së Prokurorisë, djali i autorit të krimit, Kristo Tela, e ka marrë vesh krimin nga e dashura e tij Anxhela, e cila është edhe motra e dy viktimave. Në dëshminë e tij, administruar në dosjen e prokurorisë, thuhet:

“Më datën 31.12.2020 rreth orës 10:15 më ka telefonuar e dashura ime Anxhela E. që është motra e Zhanetës dhe e Kristinës e cila duke qarë dhe bërtitur më ka thënë hajde shpejt se babi jot ka vrarë Verën dhe Zhanin. Ndërkohë që më ka telefonuar e dashura ndodhesha në shtëpi dhe u nisa menjëherë me një makinë të rastit. Së bashku me të dashurën time Anxhelën kishim planifikuar që ta kalonim bashkë natën e Vitit të Ri me dy motrat Zhanetën dhe Verën që njihet ndryshe dhe si Kristina. Pasi arrita në shtëpinë në katin e tretë kam parë Zhanetën dhe motrën e saj të vrarë dhe erdhi policia e s’kisha çfarë të bëja. Mora mamin dhe u larguam për në shtëpi”.



2 Comments

    1. …gjellë qensh! E dimë! Por fakti eshte qe keto dhe pak syresh te sakte kane mbetur ne Shqiperi, se shumica ka çarë ferrën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *