• |
ide | kryesore

Rëndohet bilanci nga ngjarja në Kosovë, 42 të plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit në restorant (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shpërthimi i një bombole gazi brenda një restoranti në Ferizaj ka lënë 42 persona të lënduar, deri më tani. Viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe të paktën 14 nga ta kanë marrë djegie të shkallës së dytë. Në mesin e personave që kërkuan ndihmë mjekësore janë edhe dy fëmijë Nga shpërthimi i fuqishëm pësoi dëme të mëdha materiale restoranti ku ndodhi incidenti si dhe lokalet përreth. Policia e Kosovës dhe ekipet e tjera te shpetimit po vazhdojnë të qëndronjë në vendin e ngjarjes. Gazeta Express ka marrë informacione zyrtare nga policia dhe mjekët.

“Mund t’ju konfirmojmë se numri i të lënduarve ka shkuar në 42 dhe nga kjo shifër 14 janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha për  Express Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri.

Deri në orën 16:00, Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri, ka thënë për Express, se 24 pacientë kanë kërkuar trajtim në këtë spital si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur, derisa 8 persona janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por numri i atyre që po kërkojnë ndihmë mjekësore vijon të rritet.

Ai ka thënë se 4 prej pacientëve të cilët janë dërguar në QKUK janë në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të djegieve që kanë pësuar.

“24 pacientë kanë ardhur në spital për shkak të shpërthimit të një bombole. 8 prej tyre janë dërguar në QKUK me djegie të shkallës së lartë, 4 prej tyre në bazë të ekzaminimit janë shumë të rrezikuar për jete, ndërsa 12 pacientë janë duke u trajtuar në spital. Ne jemi mobilizuar menjëherë për trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënë ai./ Express

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *