• |
ide | kryesore

Nisin shkarkimet nga HEC-et e Ulzës, Shkopetit dhe Qafmollës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Që rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm kanë nisur shkarkimet nga hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet masive të shiut. Raportohet se kanë filluar shkarkimet edhe në HEC-in e Qafmollës.

Shkarkimet kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Mat, duke ngritur alarmin për përmbytje në zonën e bregut të Matës në Lezhë dhe Fushë Kuqes në Kurbin. Aktualisht nuk ka probleme dhe po monitorohet e gjithë argjinatura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *