• |
ide | kryesore

Arrestohet 23-vjeçari në Shkodër i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia për vjedhje me armë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i ri i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është vënë në pranga me finalizimin e një operacioni të drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër dhe Interpol Tirana. Pas lokalizimit, forcat e posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 23-vjeçarin B. Th. I riu u kap në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *