• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Shkodër/ Basha: Nuk është koha për propagandë, qeveria të marrë masa emergjente

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot zonat e prekura nga përmbytjet në Shkodër, duke theksuar se situata sa vjen dhe përkeqësohet. Ai kërkon nga shteti që të merren masa urgjente për situatën, duke theksuar se kjo nuk është një kohë për propagandë.

“Përmbytjet po dominojnë Ultësirën Perëndimore. Është një situatë që i mbivendosje fatkeqësive të tjera. Nuk është koha për politike, por nuk mund të mohohet që gjendja mund të jetë më e mirë menaxhuar dhe kjo është detyrë e shtetit.  Duhet të kemi transparencë për atë që po ndodh, duhen marrë masa emergjente ”, tha Basha.

I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, Basha vijoi takimet me banorët, ndërsa shtoi se izolimi nga përmbytjet është pasojë e keqmenaxhimit. Basha tha se banorët janë të izoluar, duke theksuar se PD do të bëjë gjithçka për banorët.

“Rruga e Obotit prej tre ditësh vijon e bllokuar, mund të futesh me shumë vështirësi mjete ushtarake. Banorët kanë nevojë për solidaritet sepse gjendja vijon të përsëritet”, u shpreh një nga banorët.



4 Comments

  1. E ardhmja e shpejt eshte e politikanve serioz, qoft me veshje me te folme, me ecje , dmth gjithnje serioz, jo si keta te ripjerdhjes gjith gafa, me veshje palaqosh, super mega hajdut, te degjeneruar, rrace kara kurvash, te pa ngopur, llapa qener, te pa ftyre, mashtrues ordiner,me nje fjale UFO .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *