• |
ide | kryesore

Çdo të ndodh me Kim dhe Kanye pas divorcit

-Instant, Paparazzi, Slider



Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj kohe. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit. Për këtë ndarje të tyre janë thënë shumë e shumë fjalë, aq sa u aludua se Kanye kishte tradhtuar Kim me Jeffree Star.
Në fillim ky supozim u ngrit në Tik Tok dhe u përhap me shpejtësi në media. Thuhej se Jeffree ishte zhvendosur për të jetuar pranë Kanye, mirëpo ai i hodhi poshtë të gjitha thashethemet. Ylli i “Youtube” tha se nuk ka fjetur kurrë me reperin dhe se të gjitha lajmet e përhapura për ta kanë qenë shumë qesharake.

Ndërkohë është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.
“Pasi divorci të finalizohet, Kanye ju ka thënë miqve të tij se e sheh të ardhmen e tij në Londër. Ai është i vendosur që ta përhapë korin e shërbimit të së Dielës në Evropë dhe mendon se Londra do të ishte një bazë e mirë”, kanë thënë burimet për “Mirror”.

Por, duket se edhe Kim i ka planet e qarta për periudhën e re që e pret. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ajo do i përkushtohet bizneseve dhe realizimit të ëndrrave të saj. Ndonëse është shumë e mërzitur nga përfundimi i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim është tejet e emocionuar për punën me Hulu’.
“Kim është duke u përqëndruar në vitin e ri dhe shumë gjëra të mahnitshme që po vijnë. Ajo ka provuar gjithçka që mundet për t’i bërë gjërat të funksionojnë me Kanye por nuk po funksionon. Ajo e ka mbajtur marrëdhënien me shpresën e një ndryshimi dhe për hir të fëmijëve, por të gjitha shenjat tregojnë për divorc. Mundësia që i është ofruar i jep asaj një kontribut më kreativ dhe do të jetë një fillim i ri për të. Ajo është përqendruar në rritjen e fëmijëve të saj, që të jenë në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm, po ashtu është ndjerë e mbingarkuar duke u përpjekur të kujdeset edhe për të”.
Nga ana tjetër, fansat tashmë po spekulojnë se me kë do të dalë ylli i “Keeping Up With the Kardashians” pasi i dha duart reperit.
Shumë njerëz në Twitter po shkruajnë se 40-vjeçarja mund të dalë me analistin e CNN Van Jones, me të cilin ajo ka punuar dikur. Një person shkroi në Twitter: “Unë përpiqem të mos merrem shumë me showbiz por Kim Kardashian & Van Jones nuk më duken shumë larg njëri-tjetrit. Kim po përpiqet për t’u bërë një avokate. Van Jones është avokat. Të paktën i ka bërë llogaritë. ”
Në 2018, Jones u takua me Kim në Shtëpinë e Bardhë, teksa Jones tha për Andy Cohen në “Watch What Happens Live” në 2019 se ylli i reality-showt është “e shkëlqyeshme”, duke shtuar se ajo do të bëhet një avokate e mirë sepse është “tepër bindëse dhe këmbëngulëse”. Ai gjithashtu zbuloi në atë intervistë se ai është në kontakt me Kim disa herë në javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *