• |
ide | kryesore

“Shefqet Ndroqi” për skandalin me sanitaren: Veprim çnjerëzor, te hetohet deri në fund

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili prej muajsh shërben si Covid-2, ka reaguar pas skandalit të denoncuar mbrëmjen e kaluar nga emisioni investigativ “Stop”, ku një sanitare i kishte marrë 8 milionë lekë një vajze për t’u shpëtuar të ëmën, e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.


Arrestohet sanitarja që zhvati qytetaren dhe i la nënën të vdiste te Covid-2 


SMS të reja/ Pagoi 8 milionë lekë sanitaren e spitalit Covid, por nënës nuk i dhanë as bukë 

Sanitarja Tire Alldërvishi i kishte zhvatur 30-vjeçares lekët, duke i premtuar se do i shpëtonte të ëmën nga koronavirusi, por në të vërtetë nuk i kishte dhënë as bukë për të ngrënë. Në reagimin e tij, spitali Covid-2 dënon ashpër ngjarjen, ndërsa iu kërkon autoriteteve të kryejnë hetimin e rastit deri në fund.

“Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç’njerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ ‘STOP’. Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Personeli shëndetësor i spitalit duke u distancuar nga ky veprim do të vazhdojë të ofroj me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti. Personeli i shërbimit shëndetësor ‘Shefqet Ndroqi’”, thuhet në reagimin e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

13 Comments

    1. O Loni pe betoni
      Kjo sanitare me emrin Tire Alldervishi ka shume gjasa te vije mjeksia e shpellpjelljes se sa e ripjelljes.

      1. O Peti pe Veteti, pak rendesi ka se kush e ka sjelle se nuk do merremi me origjinen..Fakti eshte qe ne ripjellje eshte majmur mire e “punon” si veshka mes dhjamit.. Tani Si i behet per nje hetim te gjere nga Prokuroria, pa i mbetur hatri Najada Comos dhe “mantelbardhit” Kalo? Do ti besh nje ze atij KRM-es ti apo do presim deri ne 25 prill?

  1. JU SKENI TURP , BENI TREGTI ME JETEN . DHE NUK ESHTE NJE APO DY , JENI TE GJITHE DHE TE GJITHE E DINE PO KANE FRIKE TE FLASIN .

  2. “Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti.” Do me thene qe keta duan te hetodhet vetem ky rast dhe ta heqin qafe? Ne fakt duhet hetuar puna e tyre deri ne fund sepse shume raste kane dale per korrupsion ne keto struktura. Prokuroria nuk mund te mjaftohet te hetoje vetem nje rast!

  3. Dyshoje se kjo sanitare e poshter eshte menazheria e ketije maskarellekut . Nuk mundet qe nje sanitare e rendomte ti hyje ketije mashtrimi pa patur mbeshtetjen e drejtueseve te spitalit . Kjo mjerane nuk mundet te jete vetem ne kete histori . Po’ te hetohet me korrektesi dhe paanshmeri politike dalin ne skene drejtori ,shefat e pavioneve e te fiere. Bosoje se ky nuk eshte tasti i vetem atje eshte bere Nami. Mbrapa kesaje mjerane Jane sta mjeke te cilet kercenin ne ballkon kur u be koncerti i organizuar nga Rama si dhe ata qe moren pjese ne takimin me Ramen ne sheshin e spitalit . Zinzhiri i maskarellekut shkon deri tek manastirlleshka osé me lart

  4. O Loni pe betoni
    Kjo sanitare me emrin Tire Alldervishi ka shume gjasa te vije mjeksia e shpellpjelljes se sa e ripjelljes.

  5. S ka asnje.shprese qe te ndryshoje gjendja e sistemit shendetesor! Spitalet shteterore jane pocaqi dhe pastrusja eshte me parti dhe kerkon para. Te privati, hotel me 7yje, dhe kur pacienti perkeqesohet e dergojne ne shtet sepse kane vetem pak mjeke qe mos i paguajne

  6. Kujtojani pak Fatmir Tocit, servilit te gomarit qe i beri albumet me shkarravina pas kesaj u zgjodh deputet, qe pasi u kurua ne sanatorium deklaroi se ai drejtohet me dore te hekurt nga drejtori Perlat Kapisyzi. Definicion tamam komunist i thekur dhe dopio servil. Legenat e rilindjes jane gati te lepijne kudo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu