Gjatë seancës së 28 janarit Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinën anti-Covid në Shqipëri.
Konferenca e Kryetarëve miratoi sot kalendarin e punëve të Kuvendit, për periudhën nga 18 janari deri më 5 shkurt.
Ndërkaq, duke marrë shkas nga situata e pandemisë komisionet do të vijojnë të mblidhen online kurse seancat plenare me praninë fizike të deputetëve.
Po ashtu Konferenca ka miratuar edhe kalendarin tre-javor të punimeve që do të jetë periudha 18 janar- 5 shkurt 2021.
Më 1 janar të këtij viti kryeministri Edi Rama bëri me dije se kompania Pfizer do t’i shesë Shqipërisë 500 mijë doza vaksine anti-Covid gjatë këtij viti. Kreu i qeverisë deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/dfgers-1.png)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/uyiytuy5.png)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/yioutgiyt.png)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/iuliuyuy.png)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/uyiuyi.png)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/ffwetr.png)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/fdgdsh.png)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/gddfgd.png)
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/ertretre.png)
bejeni 31 mars me mire , se deri atehere kemi arritur dhe imunitetin e tufes
Kush do ti beje keto 500.000?! Sikur ata qe do duam ta bejn te jen 50.000 ku do ti cojn te tjerat?! apo do tja bejn vehtes.