• |
ide | kryesore

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëqlim Mustafa. Gjatë seancës dëgjimore Komisioni ngriti dyshime për zotërimin e një apartamenti në Tiranë, të padeklaruar në disa vite.

Mustafa e pranoi mosdeklarimin e adresave gjatë tre viteve dhe e konsideroi si një harresë. Ai shpjegoi se të dhënat në gjendjen civile kishin të bënin me pasaportizimin që jo domosdoshmërisht tregonin adresën e banimit.

Komisioni konstatoi gjithashtu se gjyqtari Mustafa nuk ka pasqyruar në deklaratat periodike dhe në atë veting posedimin e një autoveture tip Benz, të blerë në shumën 35 mijë euro + 800 mijë lekë vlera e doganës, nga një i afërm i tij.

Në seancë u relatua se nipi i subjektit, i cili e kishte blerë makinën në Gjermani, nuk e kishte përdorur asnjëherë vetë. Sipas KPK, ai nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e kësaj pasurie.

Relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari tha në seancë se gjyqtari Mustafa e ka poseduar gjatë 7 viteve të fundit këtë makinë që i është dhënë për përdorim me autorizim nga pronari I.M., pa afat.

Mustafa deklaroi në seancë se nuk mund të thuhej se ai përdorte këtë mjet. Ai pretendoi se mjeti i përkiste një të afërmi tjetër, që jeton dhe zotëron prej vitesh aktivitete në Londër. “Vendosi të blinte një fuoristradë tip Benz dhe pasi kishte pasaportë angleze, e bleu në emër të nipit të tij dhe nipit tim I.M,”, deklaroi Mustafa në seancë.

Ai pretendoi se i afërmi tjetër kishte patur të ardhura për blerjen e mjetit dhe shtoi se KPK kishte konsideruar vetëm të ardhurat e një viti. /Birn/



1 Comment

  1. Ore lerini keta hallexhinjte po me Gramoz Levanaj kur do mereni?
    Po ben kerdine ne heshtje,lereni edhe pak ju lereni dhe pastaj del ne pension ai ju dhjefsha Vetingun juve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *