• |
ide | kryesore

Merr flakë apartamenti në zonën e Freskut në Tiranë, pallati rrethohet nga tymi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një apartament ka marrë flakë pak më parë në zonën e Freskut në Tiranë. Zjarri ka shkaktuar  vetëm dëme materiale por i gjithë pallati është rrethuar nga tymi duke krijuar panik te banorët.

Në flakë është përfshirë apartamenti në katin e 3-të të një pallati. Dy zjarrfikëse janë në vendngjarje, kanë vënë shkallët nga jashtë pallatit dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Deri më tani nuk bëhet me dije se cili ka qenë shkaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *