• |
ide | kryesore

Nga nesër urgjencat e Tiranës i pret ‘Shefqet Ndroqi’/ Gazetari: Rënie e shkallës së pozitivitetit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke nisur nga nesër në spitalin COVID1 do të trajtohen vetëm rastet e pacientëve që vijnë nga Jugu i Shqipërisë, pasi urgjencat e Tiranës do t’i kalojnë në bazë të rrotacionit 1-mujor, spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

Gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se 4 spitalet covid nuk po punojnë me kapacitet të plotë, pasi fatmirësisht ka ende shtretër të lirë. Po ashtu mësohet se në spitalet COVID1 dhe 3, janë të shtuar rreth170-1800 pacientë me koronavirus, ndërsa ka ende 100 shtretër të lirë. Skëndaj tha se rastet e urgjencave vijnë në gjendje të rëndë në spitale.

Duke u ndalur tek spitali COVID4, Skëndaj tha se nuk ka një informacion mbi numrin e të shtruarve në këtë institucion shëndetësor. Ndërkohë që lajmi i mirë është fakti se ka një rënie të pozitivitetit tek numri i testimeve, pra 1/5 e personave janë pozitivë.



2 Comments

  1. NUK SHKOJNE SE KANE FRIKE , NUK KANE BESIM DHE JO SE NUK DUAN .
    JANE KAIL TE PAGUAJNE ME MIJERA EURO DHE TE LARGOHEN JASHTE SHTETIT SESA NE KETE VEND TE SHAKERRUAR

  2. Po sidmos keta spitalet e reja Covid ne rrethe, psh covid 5 dhe 6 dhe 7 ne Elbasan, Korce e Durres jane plot me kovidsa.
    Covid 8 9 dhe 10a do te hapen shpejt ne Vlore, Shkoder e Berat…
    Kurse spitalet Covid-Fant, Covid-Çupë dhe Covid-Derr do te ndertohen shpejt qe te hapen akoma me shpejt…. kuptohet, para 25 Prillit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *