• |
ide | kryesore

Spitalet plot me palestinezë të plagosur/ Trupat izraelite depërtojnë në thellësi të Gazës

Lajme, Planet
Gaza



Sulmet ajrore dhe me artileri vijojnë të intensifikohen në qendër e jug të Gazës. Njoftime nga zyrtarët lokalë bëjnë me dije se spitalet janë mbushur me palestinezë të plagosur.

Në 24 orët e fundit, sulmet kanë lënë të vrarë 165 persona dhe kanë plagosur 250 të tjerë në Gazë, njoftuan autoritetet shëndetësore në territorin e kontrolluar nga grupi Hamas.

Pothuajse e gjithë popullsia prej 2.3 milionë banorësh në Gazë është detyruar të largohet si pasojë e goditjeve të Izraelit, që u nxitën nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi që la të vrarë 1200 persona ndërsa 240 të tjerë u morën peng prej këtij grupi, sipas VOA-s.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që të ulë nivelin e sulmeve në javët e ardhshme dhe të përqëndrohet në sulme që kanë objektiv udhëheqës të Hamasit, edhe pse deri më tani, autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ndonjë sinjal për ta bërë një gjë të tillë.

Ndërkohë të premten, administrata e Presidentit Biden miratoi një shitje emergjence armësh për Izraelin. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që administrata e Presidentit Biden përdor vendimin e emergjencës duke anashkaluar shqyrtimin që bëhet nga Kongresi për shitjet e armatimeve vendeve të tjera.



3 Comments

  1. KU JANE ATO KURVA ZUSKAT QE PRENE FLOKET PER GRATE E IRANIT

    HE JU QIFSHA MOTRAT
    RENTE MBI FAMILJET TUAJA GJAKU I PAFAJSHEM PALESTINEZ

  2. Gaza eshte shembulli i gjalle se sa pak eshte emancipuar njeriu dhe bota, civilizimi eshte

    vecse nje maske qe fsheh natyren e vertete te njeriut si kafsha grabitqare dhe me e dhunshme

    nder gjithe speciet qe mbart toka. Masakrat e regjimit te Milloshevicit dje, masakrat e Izraelit mbi

    palestinezet sot jane simptomat e kesaj natyre te njeriut.

    1. edhe KURVA AMERIKANE QE FLET PER LIRI DEMOKRACI SOVRANITET

      SHIHNI HIPOKRIZINE MES LUFTERAVE RUSI UKRAINE DHE IZRAEL PALESTINE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *