• |
ide | kryesore

Kate Winslet: Pas përfundimit të Titanic, të gjithë më bullizuan

-Instant, Paparazzi, Slider
James Cameron



“Titanic” është pa asnjë dyshim një nga filmat më të preferuar të të gjitha kohërave dhe ju dha një famë të jashtëzakonshme dy protagonistëve të tij, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio. Të paktën kështu është dukur në sytë e publikut, sepse për Kate fama që mori nga filmi nuk ka qenë fare e bukur dhe e magjishme.
Së fundmi aktorja ka rrëfyer se pas debutimit në film është bullizuar dhe kjo e ka bërë të ndihet shumë keq.

“Ishte si dita më natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja, ‘Okay, kjo është e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare. Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan”, ka rrëfyer Kate në një intervistë për ‘WTF with Marc Maron’.

Aktorja ka shtuar se në kohën kur “Titanic”-u u publikua, në vitin 1997, ajo ishte ende duke mësuar se si të aktronte dhe e ndjente se nuk ishte ende gati të bënte punë të mëdha në Hollywood.
“Ishte një përgjegjësi e madhe. Unë nuk doja të bëja gabime, doja të isha aty për një kohë të gjatë”, ka thënë Kate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *