• |
ide | kryesore

Mandzukic i thotë ‘po’ Milan: kuqezinjtë intensifikojnë bisedimet me Chelsea për Tomorin

-Instant, Sport



Mario Mandzukic dëshiron Milanin. I lirë pas përvojës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe larg fushave që nga marsi 2020, sulmuesi kroat mezi pret të rikthehet në lojë. Ideja e kthimit në Itali e ngacmon shumë, ashtu si ideja për të luajtur me Ibrahimovic. Kërkesa e tij do të ishte një kontratë gjashtë mujore, koha e nevojshme për të provuar se ai nuk ka mbaruar. Nga ana e tij, megjithatë, klubi kuqezi nuk dëshiron të bëjë lëvizje të nxituara dhe ka marrë kohë për të vlerësuar pro dhe kundrat e operacionit. Vlera e lojtarit nuk është në diskutim, përkundrazi reflektimet e drejtuesve të kuqezinjve janë të lidhura me ndikimin e mundshëm në dhomën e zhveshjes dhe gjendjen e tij fizike pas një periudhe të gjatë inaktiviteti.

Tek Milan megjithatë janë të kujdesshëm edhe për mbrojtjen. Pas dëmtimit në gju të Simakan, Milan ka vendosur të përqendrohet tek Fikayo Tomori, anglezi i lindur në Calgary, Kanada. Kontaktet me Chelsea vazhdojnë, pavarësisht fjalëve të trajnerit të Blues Lampard (“E ardhmja e tij është me ne”). Drejtuesit e kuqezinjve janë duke punuar për një huazim me të drejtën e blerjes: Chelsea aktualisht kërkon tre milionë (1 milion oferta) plus 30, një shifër e konsideruar shumë e lartë. Kështu negociatat vazhdojnë me synimin për të ulur kërkesat e britanikëve dhe për t’i dhënë Piolit një përforcim për prapavijën. Ndërkohë, trajneri i Milan po shijon ardhjen e Meitè në mesfushë. “Çfarë t’i them? Eja në Milanello. Shiko dhe mëso shpejt sepse kemi nevojë për ndihmë”. Ambjenti kuqezi e ka mirëpritur lojtarin, e dukshme kjo edhe nga mesazhi i Kessie për të sapoardhurin në një intervistë me ‘Giornale’. “Është i fortë fizikisht, do të na japë një dorë të mirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *