• |
ide | kryesore

Me më shumë se 500 plumba i armatosur, arrestohet një person në Kapitol

-Instant, Lajme, Planet



Një person është arrestuar në Kapitol, pasi ishte i armatosur me më shumë se 500 plumba. Autoritetet amerikane janë në gatishmëri disa ditë para betimit të Joe Biden, ndëras demonstrata janë planifikuar në të gjitha shtetet amerikane nga mbështetësit e Donald Trump. Mediat e huaja raportojnë se personi i armatosur rëndë, u arrestua në Uashington ndërsa u përpoq të kalonte një nga disa pikat e kontrollit pranë Kapitolit, ku Joe Biden do të betohej si presidenti i ri i SHBA brenda pak ditësh. Bëhet fjalë për Weasley Allen Billerica, nga Virxhinia.

Policia i gjeti një pistoletë dhe më shumë se 500 plumba. Pas sulmit të 6 janarit në Kapitol nga mbështetësit e Trump, Uashingtoni është kthyer në një kamp të fortifikuar me blloqe betoni dhe tela me gjemba ndërsa autoritetet kanë frikë nga trazirat e reja gjatë ceremonisë së betimit.

Në rrethana normale, inaugurimi i presidentit të ri të SHBA është një mundësi për qindra mijëra amerikanë nga e gjithë Shtetet e Bashkuara të dynden në Uashington për të marrë pjesë në ceremoni. Por këtë vit festimi do të jetë ndryshe: National Mall, Parku Kombëtar i Uashingtonit, do të mbyllet. Vetëm personat me akreditim të veçantë do të lejohen të hyjnë në këtë zonë ku janë vendosur mijëra ushtarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *