• |
ide | kryesore

Kërcënoi se do të vriste Albin Kurtin, arrestohet një person

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kërcënoi se do të vriste Albin Kurtin, arrestohet një person



Një person është arrestuar nga policia e Kosovës ditën e sotme, pasi dyshohet se ka kanosur me vrasjen kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I dyshuari me iniciale N.S, u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social Facebook me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit DEBAT PLUS, të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.



4 Comments

  1. Rames ne ketej çfare nuk i kemi thene e ai na le te lire te shprehemi si te duam,kurse ky “demokrati” largpames……o bushat bëje pak dallimin se nuk kam aq klase shkolle…

  2. Nejse nje gabim padashje teknik nga Lapsi, Nuk eshte NS ky krimineli, eshte NUREDIN GASHI. Nje adhurus i flakte i Thacit. Tani, se a e ka urdheru Thaci, Mergim Lushtaku apo serbet, kjo duhet zbulohet. E konsideroj si opsion edhe opsionin serb,sepse keto taktika kane me qindra vite qe i ndjekin.Pra ne kete rast gjejne nje person shume prane nje shqiptari(kundershtar te Kurtit) Thacit dhe bejnee ate qe te vrase penguesin e politikes antishqiptare serbe, dhe shqiptaret do mendojne qe e kane bere kundershtaret politike. Kete variant dua te besoj, se do ishte cmenduri po te jete varianti tjeter, pra qe nje shqiptar te mund te urdheroje te vritet Kurti. Secili nga variantet qe te jete, krimineli NUREDIN GASHI duhet te marre denimin me te eeger,se paska kercenu me vrasje, paska bashkpunu me serbet(nqs eshte varianti i dyte) dhe arsyeja e trete, po te ndodhte vrasja e Kurtit, pa as me te voglin dyshim, Kosova digjet. Digjet sepse populli eshte i lodhur nga fytyrat e Thacistave e Haradinajve kur na dalin ne ekrane, e sidomos nga Milaim Zezrat e analiste te tjere te paguar nga Thacistet e serbet. DHe nje pike e vogel mjafton qe te shpertheje, e jo me ,larg qofte, te ndodhte kjo gje. Mos te flasim pastaj nqs vertetohet qe kane dore serbet, se si populli i revoltuar dhe i pakontrolluar mund te perseris 2004. Albin ruaje veten me shume, se Kosova merr fund pa ty.

  3. Acarimi i situates brenda e jashte Serbise ben qe ajo te perdore spiunet e kriminelet qe kane punuar e punojne per te.
    Ndaj Kryeministri Kurti duhet ruajtur ne internes te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *